Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar vetëreformim në Qeveri dhe Partinë Socialiste.
Kështu deklaroi kreu i qeverisë pas mbledhjes dy ditore në Tepelenë:
“Do të ketë një riorganizim dhe rikonceptim. Sesionin e ri ta nisim me një puls të ri, por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse, duke theksuar rolin e zëvendësministrave, duke i përfshirë në vendimmarrje e edhe drejtues të agjencive të rëndësishme. Vetëreformimi është një riorganizm i procesit qeverisës në funksion të rritjes së efiçencës dhe kapaciteteve për të arritur rezultate të shpejta”, tha Rama para gazetarëve.



