Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje ish-sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.
Mbas mbledhjes dy ditore të kabinetit qeveritar në Tepelenë, kreu i qeverisë u shpreh për mediat se sekretari i përgjithshëm socialist e kishte bërë shumë mirë punën e tij.
Rama i cilësoi spekulime aludimet se Gjiknuri ishte shkarkuar se i kishte dalë emri në dosjen e inceneratorëve.
“Po të nisim vendimmarrjet tona nga thashethemet apo përfshirjet paraprake të kujtdo në një proces analize qoftë hetimor, nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis,
Raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, Lëvizja e Sekretariatit nuk lidhet me atë që spekulohet për Damianin, ai e ka bërë punën mirë.
Lëvizjet tek ne bëhen vetëm në nevojën për ta çuar punën në një tjetër nivel”, tha Rama.