Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë fundjavë kabinetin qeveritar në Tepelenë.
Mbledhja e zgjeruar e qeverisë, në të cilënmorën pjesë ministra dhe zëvendësministra ka nisur edhe paraditen e sotme dhe ka mbaruar rreth orës 13:00.
Burime nga mbledhja bënë të ditur se në të është bërë një analizë e thelluar për veprimtarinë e çdo ministrie. Gjithashtu është folur edhe për objektivat e çdo dikasteri për sezonin e ri që nis në Shtator.
Ende mbetet e pakonfirmuar nëse kjo mbledhje do të sjellë ndryshime në qeveri.
Mbas mbledhjes, kreu i qeverisë është duke folur për mediat, ku po jep dhe detaje.



