Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbledhjen e qeverisë në Tepelenë.
Një mbledhje që do të vazhdoj punimet edhe nesër, mbasi do të ketë analizë për çdo dikaster.
Krahas kësaj, kreu i qeveris ka gjetur kohë dhe për të vizituar qytetin.
Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, Rama shfaqet në Ujin e Ftohtë të Tepelenës.
Ai ka bërë “gëzuar”, dhe ka deklaruar se zona është zhvilluar shumë në sektorin e turizmit.
“Uji i ftohtë i Tepelenës. Gëzuar! Të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet dhe është bërë një magnet që vetëm thith të tjerë që vijnë për ta shijuar”, thotë ndër të tjera Rama.