(Kjo foto kaq e bukur, përveç se m’krijoi nostalgji për kohën e fëmijnisë teme, m’bani të trishtohem)
Gjithandej ku kam pa e lexu e kanë qujt “kala dibrançe”, por për ne krutanët jo, kur lunim ”kala dibrançe”, lidheshim krahësh rrumbullak, baheshim kaptinë m’kaptinë dhe venim nji roje me e ”rujt” kët kala që mos t’na kcenin n’shpinë.
“Orthiminorthi”, për hir të s’vërtetës nuk e di si shkruhet, ”Orthiminorthi” apo “ Orthi Minorthi”.
Si fillim, dy ma t’mdhejt ose ma t’fortët që mund t’quhen lirshëm skuadërkomandanta, zgjidhnin ato që donin të kishin në skuadër,zakonisht me nga 3, 4 ose 5 kalamaj, natyrshëm i fundit ngelte ai ma i dobti, navajari, që duhej t’bante atë si “biçimalbitri”.
Puna e parë që bante ky “biçimalbitri” gjente nji gurë t’vogël e t’sheshtë, sa i 100 lekshi sot a diçka ma t’madh,e bante me bështyme nga njena anë e pyste:
– Çfar do shi a dill?
Kur qëllonte që nuk i binte me fitu atij ma t’madhit krejt,fillonte presionin.
– E ke hudh me hile, nuk u rrotullu guri mirë…- deri kur t’i binte “shi” a “dilli” që kishte zgjedh,pra duhej me patjetër t’kërcente i pari.
Mbasi kishin përfundu s’kërcymi n’shpinë t’gjithë, i pari afër “biçimalbitrit”,thrriste:
– Orthiminorthi sa gishta kam ktu?- e nxirrte simas rastit “x” gishta.
Po i pari që ishte nan ta përgjigjej me nji numër.
– S’e ke gjet,ishin “y” gishta.- thoshte “biçimalbitri”.
Vazhdonte loja kshtu deri kur t’gjindej numri i saktë i gishtave që t’ndrroheshin rolet.
Jo në pak raste ndodhte që numri i gishtave të nxjerrë gjindej për mos me thanë herën e parë, por shpejt e “ biçimalbitri” duke qenë nën presionin e ma t’fortit thonte që nuk e ke gjet.
Jo pa qëllim veçova disa elementë negativë të lojës që gjithsesi dhe ato kishin bukurinë e vet.
Teksa qesh ngërthy mbi foto e kujtova at kohë t’artë,për nji moment mu duk sikur ato kalamajt poshtë në foto,jemi ne,PD-ja,që na kanë kalëru keqaz,që s’po ngel kush pa na kalëru e që “biçimalbitri” tall meneret.
S’e si di kur do e gjejmë numrin e saktë të gishtave,por ama t’na e pranojë dhe ky “biçimalbitri”.