Osman Stafa anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish kryetar i Degës së PD Durrës dhe një nga drejtuesit e protestave studentore të vitit 1990-1991 ka reaguar shumë ashpër ndaj gjendjes në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.
Reagimi i plotë i tij në rrjetet sociale:
Partia Demokratike
lindi nga kurajo dhe guximi.
Ajo nuk lindi nga frika.
Pas 33 vitesh atë po e vret frika,
tradhëtia dhe etja për pushtet.
Ky është realiteti politik
i Partisë Demokratike sot.
Ajo kaloi momente të vështira.
Asaj ju vranë djem dhe burra…
Nga Arben Broci,
deri tek tribuni i demokracisë
dhe i lirisë Azem Hajdari.
Ajo sot thërret …
thërret bijtë e saj!?
Si një emër, ajo sot përdoret
si një çadër, si një karrige, si një
vulë dhe si një plaçkë tregu…
Ju që përfituat.
Ju që u pasuruat.
Ju që e shfrytëzuat.
Ju që e shkërdhyet …
Boll më, mos flisni në
emër të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike
nuk është as karrige,
as vulë dhe as çadër.
Ajo është bindje
Ajo është stil jetese.
Ajo eshte liri …
Ju s’ja dini peshën.
Ju i njihni vetëm çmimin
e interesit dhe të pushtetit.
Si nje nga ish themeluesit
e Partisë Demokratike
Osman Stafa