A thua kurrkujt s’i duhen, aq larg mbetur
Edhe pse secili kujton në mënyrën e vet
Përtej këtij gardhi tharë e rrjepur anë-rruge
Si vajtje-mendje moshe të tretë…
Aq-kollaj kapërcyeshëm, kufi lodrash fëmijërie,
Shenjtëruar e ruajtur vështrimesh kalimtare aty
I moshuar i pa-shoqëruar, vet-mbrojtur si sy
Mermer memoriesh, çapitje fëmije, gardhe ‘sikur’
Atë copë kujtese të gjelbër…e ruajnë pa asnjë kusht!



