Duket se kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka nxjerrë një urdhër për qarkullimin në qytet.
Ky vendim ka ngjallur reaksion ndër banorët dhe pikërisht për këtë ka reaguar këshilltarja e Këshillit Bashkiak, Eliona Kodra Shkreli.
Reagimi i saj:
Standardi i ri i lëvizjes në qytet, standard i cili u vendos pa miratimin e Këshillit Bashkiak dhe pa konsultim me bashkësinë (publikun) nga kryetari i Bashkisë, z. Beci, po I kthehet në ‘boomerang’ kryeqytetarit të Shkodrës.
Sapo mori karrigen e kryebashkiakut, z.Beci vendosi që ndër lëvizjet e para që do kryente do ishte vendosja e një standardi të ri të lëvizjes për të lehtësuar trafikun në qytet.
Pa u konsultuar me askënd, në shkelje të ligjit 139 për “Vetëqeverisjen Vendore” në bazë të të cilit standardet e vendosura duhet të kalojnë për miratim në Këshillin Bashkiak, Ai ‘vulosi’ lëvizjen me një krah drejtimi të automjeteve në aksin Parrucë-Xhabije dhe sheshi “Perash”- sheshi “Parrucë”.
Tashmë banorët e pakënaqur nga ky vendim personal dhe i pakonsultuar me me Ta të kryebashkiakut të ri kanë filluar reagimet duke ndjekur hapat ligjor ndaj arrogancës së treguar që në ditët e para të mandatit të Tij!
Banorët kanë përgatitur peticionin dhe janë në fazën e mbledhjes së firmave ku argumentojnë kundërshtitë e tyre në lidhje me këtë skemë të re totalisht në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve. Kryetari I Bashkisë duhet të reflektojë dhe të rishikojë vendimin e Tij personal për një skemë qarkullimi e cila është aplikuar edhe më parë por që është sh’fuqizuar pikërisht për shkak të pakënaqësive që krijoi tek banorët dhe për faktin se nuk pati asnjë ndikim në përmirësimin apo lehtësimin e qarkullimit.
Sh’fuqizimi I kësaj skeme nuk është ‘ulje koke’ por reflektim dhe respekt ndaj qytetarëve që z.Beci pretendon se e kanë vënë në karrigen e kryebashkiakut nga vota e Tyre e lirë. Parësore për një kryebashkiak duhet të jetë interesi I qytetarëve me të cilët do të duhej të ishte konsultuar përpara se të bënte “fakt të kryer” skemën e re të qarkullimit.
Jam kontaktuar prej nismëtarëve dhe më poshtë po publikoj mesazhin e një prej nismëtarëve dhe përmbajtjen e peticionit (kërkesës) së banorëve I cili është në fazën e mbledhjes së firmave. Do mbështes këtë nisëm me zërin Tim në sallën ku përfaqësojmë pikërisht ata që na votuan të jemi aty dhe do jem gjithmonë në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Aq më tepër që kam qënë ndër kritikët e vendosjen së këtij standardi dhe kam reaguar menjëherë në rrjetet e mia sociale.