Krahasuar me 14 majin, votimet në Rrogozhinë këtë herë po ecin me ritme më të shpejta.
Pjesëmarrja deri në orën 11:30′ është mbi 21% dhe krahasuar me të njëjtën orë të datës 14 maj, konsiderohet më e lartë.
Ndryshe nga 14 maji, votuesit do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit është i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numri 2 i përkon kandidatit demokrat Shkëlqim Hoxha.