Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur në një takim Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Takimi i dy krerëve të shteteve fqinje është realizuar në bashkinë e Pustecit e cila banohet nga minoriteti maqedonas.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Presidentit Bajram Begaj.
Postimi i plotë:
Mirëprita në Pustec Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy vendeve tona është thelbësor në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.