Detajet-Njoftimi zyrtar:
Plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Më datë 22.07.2023, rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Ç., 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe pas disa orëve kanë vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin K. Ç., 18 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë punën hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.