Kryeministri dhe Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thirrur mbledhjen e asamblesë së PS-së më 26 korrik.
Mbledhja do të zhvillohet të mërkurën ora 17:30, në Tiranë.
Asambleja është organ vendimmarrës i PS.
Mendohet se do të shqyrtohet mundësia e lëvizjes së drejtuesve politikë të PS në qarqe.
Nuk përjashtohet mundësia për të diskutuar edhe ndryshime në kabinetin qeveritar.



