Egziston e vërteta,
kur me sytë e zemrës sheh,
kur me zemër kupton e ndien,
kur qan e qesh
e mjegullimin e syve
prej shiut të lotëve
nuk mund të ndalësh.
Zemra ndien tradhëtinë
e prej saj në mijëra
copëza copëtohet.
Prej shigjetave të zhgënjimit,
plagë në zemër mund të hapen
e ajo, veç kalitet.
Në shërimin e tyre,
një zemër e madhe di të falë,
por kurrë s’mund të harrojë.
Në thellësinë e vet,
zemra ndien miqësinë e vërtetë,
dashurinë pa kushte,
zjarrin e së cilës s’ka lumenj
që mund ta shuajnë,
e prej tyre, ajo më shumë forcohet.
Gjithçka lulëzon e ndriçon,
kur një zemër e madhe,
mirësi përçon e dhuron.
Prej brishtësisë shpirtërore,
me bujari e dashuri,
një zemër e pastër
gëzon e lumturon,
mes emocionesh të bukura
jeton e kurrë nuk plaket…
10.07.2023