Presidenti i SHBA Biden ka propozuar në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA Admiral Lisa Franchetti. Nëse admiral Francheti miratohet nga Senati, ajo do të jetë e para ushtarake femër në këtë pozicion.
Admiral Lisa Franchetti shërben si zëvendëskomandante e Forcave Detare të SHBA.
Më parë ka shërbyer si komandante e Flotës së 6-të të SHBA, Napoli, dhe komandante e Komponentit detar të SHBA në Korenë e Jugut.
Gjatë vizitës në Komandën e Flotës së 6-të të SHBA-ve në Napoli, Itali, në datat 12 dhe 13 korrik 2019 pata nderin dhe kënaqësinë të isha i ftuar në cilësinë e komandantit në detyrë të Forcës Detare Shqiptare nga komandanti i Flotës së 6-të të SHBA-ve, Napoli, Itali, nënadmiral Lisa Franchetti.