Një shqiptar është vetëvrarë në qendrën e paraburgimit të komisariatit në Evia, Greqi.
Ngjarja e rëndë është raportuar nga autoritetet vendase, të cilët raportojnë se fatkeqësisht ai është gjetur i varur me çarçaf brenda në qeli nga efektivët e policisë.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës me origjinë nga Shqipëri.
Mësohet se shqiptari priste dëbimin pas shlyerjes së dënimit, por gjendet i vdekur në polici. Ai është gjetur i varur brenda në një qeli të Komisariatit të Policisë në Evia.
Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e enjte 20/07/2023, kur efektivët e policisë e gjetën të varur me çarçaf brenda qelisë.
Shqiptari fatkeq kishte kryer dënimin dhe ishte gati të deportohej në Shqipëri.
Dihet që në çdo komisariat të policisë ka kamera që monitorojne qelitë e paraburgimit.
Kjo është vdekja e tretë që nga fillimi i vitit 2023