17-vjeçari Eshan Balbale është student në një shkollë biznesi në Mumbai, Indi.
I zellshëm dhe i shkëlqyer në detyrat e tij studentore, por edhe me elemente humanizmi, ai tronditi botën kur vendosi të ndërtojë një urë në lagjen Sathe Nagar të metropolit indian, në mënyrë që fëmijët që jetojnë atje të shkojnë të sigurt në shkollë, kështu e përshkruan mumbaimirror.com aktin human të djaloshit.
Deri një muaj më parë, nxënësit duhej të kalonin nëpër një kanal të ndotur nga ujërat e zeza për të arritur në shkollën e tyre.
Duke parë kushtet e pafavorshme me të cilat po përballeshin, Balbale projektoi dhe ndërtoi një urë 1.2 metra të gjerë dhe 30 metra të gjatë të bërë nga druri bambu. Në fakt, ai nuk ka marrë asnjë ndihmë nga agjencitë qeveritare, përveç se ka pasur mbështetjen e një OJQ-je. Ura përfundoi në 8 ditë dhe mund të mbajë peshën e 50 fëmijëve në të njëjtën kohë.