Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier.
Flakët janë perhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e tyre bëhet tepër e vështirë
Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar zjarrin ndërsa në një terren të veshtirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.
Gjithashtu ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri “Cougar” në ndihmë të tyre.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.