Deputeti i PD, Flamur Noka, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se zgjedhjet e 14 majit ishin një farsë, ato u manipuluan dhe u vodhën nga PS.
Ai u shpreh se të gjitha provat që kanë, të cilat sipas tij dëshmojnë vjedhje dhe manipulim masiv votash, do t’i dërgojnë në prokurori.
Noka shtoi se përgjigjen që do t’i japin qeverisë, do të jetë ashtu siç “i jepet një bande”. Noka tha se hapi i parë do të jenë protestat
“Ne do t’ia dërgojmë prokurorisë këto prova. Këto nuk mund t’i njohë më askush si zgjedhje. Ishin farsë. Ja ku i kemi sovjetët këtu pas, përdorën para dhe shtetin si bandë, por përgjigjja do t’i vijë siç i jepet një bande, protestat do të jenë hapi i parë dhe pastaj do prisni hapa të tjerë”,tha Noka.