Uthulla e mollës përmban 94 gram ujë dhe 21 kalori për 100 mililitra, dmth 3 kalori për lugë gjelle.
Përmban mineralet si fosfori, magnezi, kalciumi dhe kaliumi që janë të rëndësishëm për funksionimin e duhur të zemrës dhe muskujve.
Por ndër vetitë e saj, sipas studimeve, janë ulja e nivelit të kolesterolit në gjak, dhe sheqerit në gjak.
Për këtë arsye, te pacientët me diabet do të ishte më mirë të mos tejkalohej sasia sepse do te duhej të kombinohej me dozën e ilaçeve që gjithashtu ulin nivelin.
Por a është e vërtetë se humbni peshë?
E sigurt është se nxit ndjenjën e ngopjes dhe arrin të pengojë përthithjen e një pjese të yndyrës së marrë me ushqim.
Ajo gjithashtu stimulon metabolizmin, kështu mund të jetë i dobishëm në dietat për rënien në peshë.
Por, është gjithmonë acid, kështu që është më mirë të mos e teproni.
Në parim, pra, mund të themi se mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, por vetëm nëse e kombinoni me ushqimin e duhur dhe aktiviteti fizik.
Nga A.Kavaja