Gjatë natës midis së dielës dhe së hënës, persona të paidentifikuar kanë dëmtuar automjetin e anëtares së Këshillit Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia.
Makina e parlamentares lokale ishte parkuar poshtë pallatit ku ajo banonon.
Mirëpo në mëngjes është konstatuar se autoveturës i kanë thyer xhamat.
Alida Haxhia ka bërë denoncimin në polici dhe efektivët janë duke punuar lidhur me këtë ngjarje dhe identifikikim dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve.