NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Protesta/ Mesazhi i Berishës: U drodh nga themelet narko-kracia e Ramës, edhe kritikët e opozitës mbetën pa tekst
    2 years ago
    Të Fundit
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    8 hours ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    3 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    4 days ago
    Berisha në SPAK: Edi Rama ka ndërruar emrin në Endri Kajsiu dhe po e pranon se do të ketë fatin e Maduros!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ SHOH ËNDRRA ME BURRA SHTETI UNË!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
Kryesore Politikë
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Të tjera
Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar
Të tjera
Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!
Të tjera
Basir Çollaku/ Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ SHOH ËNDRRA ME BURRA SHTETI UNË!

Neutrale
Last updated: 2023/06/05 at 11:56 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Tri muaj më pas pashë edhe një tjetër ëndërr, mrekullisht të hatashme, ëndërr e frikshme që, më pastaj më solli gëzim të rrallë të brendshëm, por atë kohë iu binda ndjesisë se s’ishte mirë ta rrëfeja…

Shefi i Madh i Shtetit kishte dalë natën, i vetëm, në rrugën kryesore, në rrugën e vetme të qytezës sime të vogël. Mirë që kishte lënë kryeqytetin për tu shfaqur natën diku larg, por asnjë rojë s’e kishte me vete, edhe pse s’ishte ky shkaku i mjaftë i ankthit tim në gjumë. Se, dihej, prej që-kuri Shefi i Madh dhe thuajse tërë qeveria e tij, e kishin traditë, një herë në katër vjet, arrinin në qendër-rrethin ku përfshihej qyteza ime, për ta nderuar atë si kryeqytet provizor. Në nderim të flamurit, thuhej, edhe pse flamurin e kishin ndërruar…
Në ëndrrën time, ishte diçka krejt tjetër: Shefin e Madh dhe ëndrrën time e pashë vetëm unë, të vetëm fare, asnjë shenjë garde, rojesh personalë, në një qytet province, qyteza ime e dashur. Realisht, as unë nuk isha më atje, në vendlindje. Më në fund më kishin lejuar të bëja studentin, pra në kohën e mbajtjes së kësaj ëndrre, unë vet isha në kryeqytet.
A thua pikërisht për këtë situatë, ai kishte përdorur ëndrrën time të padashur, për tu gjendur atje, si qenie e zakonshme, pa asnjë ndrojtje, pa asnjë merak se mund t’i ndodhte gjë…

Në qytezën time, në rrugën që çonte te Furra e Bukës dhe më tej, pasi të kaloje një urë, arrije te ish-Gjimnazi, e pashë të vetëm. Si mund të gjendej i vetëm Ai, si mund të lihej vetëm?! A thua në një qind metra pas e për-anash tij si tërë herët, edhe në ëndërr me siguri zhvendosej padukshëm shpura e rojeve dhe nëpunësve të vegjël në përgjëratë dhe në ruajtje të tij? Fshehurazi, si zakonisht, të mos viheshin re nga vet Shefi i Madh i Shtetit dhe të përgjëruarit pa kushte ndaj Tij, gjithnjë në ëndrrën time ata edhe ai? Vetëm e vetëm që Ai të ndjehej i qetë dhe të mendonte se si kudo, edhe në këtë qytezë Ai mund të lëvizte si në shtëpinë e vet, në të gjitha orët, në çdo kohë, në të gjitha ditët, në ëndrrën e të gjithëve, i vetëm fare, pa roje, pa njerëz pa…

Shefi kaloi pranë shtëpisë së Rustës, babait të trembëdhjetë fëmijëve, arrestuar përpara shtatë vjetësh, tek furra e bukës. Kishte hapur derën e furrës atë kohë, Rusta i shkretë, kishte marrë katër bukë dhe i kishte çuar në shtëpi, dhe qe kthyer sërish aty, në vendin e krimit, krimit që sapo kishte kryer. Dhe qe gdhirë aty, të bënte rojën, pra që kurrkush tjetër të mos merrte bukë pa leje, sic në fakt ai vet nuk ia kishte penguar dot vetes. Kishte mbetur aty, deri në mëngjes, kur punëtorët e Furrës së bukës erdhën për të filluar punën e tyre, pra për të vënë në punë furrat e pjekjes së bukës për ditën tjetër. Të gjithë në këtë qytezë thashethemesh të vockla morën vesh se Rusta, Rusta i gjorë, atë mëngjes, kishte dorëzuar, vjedhësin e katër bukëve, që ishte vet ai…

Shefi i Madh e la pas udhën e Furrës së Bukës dhe kaloi përpara dritares së qytetarit Dermani, internuar dikur nga Shteti i Shefit, se me zë të lartë kishte paralajmëruar gruan e vet: Mos shkel brenda zyrës së shtetit, se…do të futin në inventar, Shpresë!, kishte klithur i gjori, pa menduar kurrë se kjo do ta mbyllte jetën e tyre në kryeqytet dhe do t’i niste për në atë qytezë të largët province, që ishte vendlindja ime, që shihja ëndrrën.

Derman Memën, ne banorët e asaj qyteze, e shihnim vetëm përgjatë asaj rruge, të Furrës të Bukës, shtruar më gurë. Pasi dilte nga shtëpia, përgjatë saj dilte në Shëtitoren e Vetme, deri te Biblioteka, dorëzonte librin e radhës të serisë së Veprave të Shefit të Madh, merrte librin tjetër, të po kësaj serie dhe sërish e përgjithnjë i vetëm kthehej në shtëpi.
Sigurisht ia kishin përcjellë edhe këto hollësi atij, Shefit të Madh, që asaj nate, në ëndrrën time, edhe pse tashmë unë isha lejuar të vija student në Kryeqytet, ai të dilte atje, në Rrugën e Furrës së Bukës dhe te dritaret e Derman Memës, sikur rrekej t’ia thoshte vet: Kërkon të më gjesh gabime mua, ti Derman?!

Më tej, duke hedhur ca hapa edhe më të shpejtë e më të gjatë, Shefi i Madh u përvodh te pallatet e ministrorëve të vonë. Me siguri besonte se, edhe ata, lexonin librat e tij të fundit, të fundit fare. Ishte i sigurt se këta të fundit nuk e lexonin, ata i përpinin, e kalonin vetëtimthi, dy tri faqe njëherësh, duke shpresuar e kërkuar të gjenin në to emrat e prindërve të tyre. Të gjorët: shpresonin mos, në librat e fundit, pas zbulimit të grupit të mosmirënjohësve më të fundit, të radhës, kush e di, Ay do tua hidhte atyre tërë mërinë e vjetër dhe do falte etërit e tyre!

Ende shpresojnë kthimin në kryeqytet! Të mjerët, ende s’e paskan marrë vesh si funksionon kjo qenie, ky shtet, që edhe krijesa e tyre ishte…Po si tua them tjetër ç’ka ndodhur?! Tua them që, pas një gjysmë shekulli mbase, ndonjë mbesë a nip i tyre, do ta ketë sërish rrugën e hapur të ngjitet, në kolltukët ku gjyshat e tyre ishin deri sa hynë në mërinë e Tij?! Dhe që edhe ai apo ajo, do duhej të mos e shpërdornin këtë kujtesë, që të mos shoqërohej më pastaj si ndëshkim, edhe për ta?

E ndjeva, përpara se të kthehej sërish në Rrugën e Furrës së Bukës, Ai do kishte kureshtje të shihte me sytë e tij edhe një ish-ministrin e prokurorin e tij dikur. Me siguri e kishin informuar që Ish-i dilte e shëtiste në qytezë veshur me kostumet që dikur i vishte në mbledhjen e Këshillit të Lartë për Drejtësi.

“Përse vishesh kështu, zoti Spahi Debriu?!, do t’i thoshte ish-ministrit, që edhe ai do shëtiste në orët e natës së ëndrrës sime. Shpreson se kostumet që vesh do të mbajnë çfarë ke qenë?! Mirë bëre që e shkrove Pendesën tënde, por ne s’jemi Shën Kozmai, ai bën çudira, ne s’mund të kthehemi të gjithë në të penduar, se ç’ua pa pastaj?!

As që shkoi ndërmend Ai, as në ëndrrën time, të hidhte një sy nga kodrat e minierës. Lëri ata, të branisen atje poshtë! Më shkruanin se me bitumin e tyre qenë shkruar rrugët e Parisit, por nuk u kujtuan të më njoftonin se rrugët e tyre, as kjo rrugë e Furrës së Bukës, nuk qenkej shtruar?! Nga ta dija unë kur ata vet s’ma thanë një herë të vetme?!…

Unë ndillja keq, nëse ia tregoja dikujt këto lloj ëndrrash që shihja. Nuk flisja me askënd për ëndërrime të tilla, që çuditërisht ndodhi t’i shihja edhe më pas, kur tërë bota qe ndërruar me tërë qeveritë e saj.
Të nesërmet e këtyre ëndrrave, e kisha bërë zakon të dilja në rrugë, kërkoja një lypës serioz, i falja sado diçka, dhe ëndrra prishej…

Ato kohë, të jetës reale që më pas do më kthehej ëndrrash, sigurisht që s’e kisha këtë zakon, se atë kohë s’kishte lypës. Nëse do lejoheshin lypsët- gjë po aq delikate sa të lejohej t’i ndiqnin universitetet të gjithë- pra po të lejohej të dilte lypës edhe Rusta i gjorë, s’do detyrohej të vidhte bukë, të nesërmen e ëndrrës do ta gjeja, t’i lija diçka në dorë, të prishej ëndrra ku figuronte edhe ai…

E mblodha mendjen top, meqë ndodhesha në kryeqytet, lëmoshën do t’ia falja një vajze të vogël që para pak ditësh kishte shtrirë dorën duke më pëshpëritur: Xhaxhi, më fal diçka, se ma ke borxh!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
8 hours ago
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
11 hours ago
Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar
16 hours ago
Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!
1 day ago
Basir Çollaku/ Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend
1 day ago

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin

Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar

Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?