Atij, besa e fjalës, i varej gur pas shpine,
litarit që koha e vitet lenë pas tretur.
Një valltare e kohës moderne, nxirte hiret provokuar,
Fshehur rrudhat e moshës së tretë.
Shtëllunga mjergullash,
falej kryqesh të vjedhur,
dhomës së demonizuar të shpirtit, fshehur.
Ferrit tokësor ngarkuar shpinës mëkatet e ndarjes,
Reflektuar si shtojzavalle,
ajo, me një dashuri të panjohur përballej.
Krahëve të një ëngjëlli,
Ngrihej tempulli i dashurisë, rritej.
Me ardhjen e verës mirëpritur.