Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur shumë rëndë.
Mësohet se automjeti kishte drejtuese shtetasen A. D., e cila ka arritur të dalë nga makina pa u dëmtuar.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. (foto ilustruese)