E pabesueshme, por e vërtetë: David Blaine në prani të mbi njëmijē spektatorēsh, pas një seri magjish në skenë,u zhyt në ujë duke i kërkuar gjithë sallës “të mbante frymën bashkë me të”. Ishte një “solemnitet qejfi” por edhe i frikshēm.Unë nuk munda të mbaja frymën më shumë se 55 seconda. Brenda më pak se dy minuta “salla “u dorëzua” por jo magjistari David Blaine. Ai qëndroi pa marrë frymë në ujë 9 minuta e 1 secondë”, duke befasuar sallën plot.
Çdo të thuash me këtë?- do pyesë dikush. Ky rast tregon “fuqinë magjike” të individit që i rritur pa baba, me një set të vetëm letrash në xhep, filloi si shaka në rrugët e Nju Jorkut duke përfunduar me “magjitē e veta” deri në Shtëpinë e Bardhë. Shfaqja që pata rastin ta ndiqja ishte një lloj “mbajtje fryme” në Vegas, ku çmenduria e dollarit dhe mendja e njeriut “vallzojnē magjishēm”. Ndryshe nga magjistarët e tjerë, David Blaine “eksperimenton” frikshëm me trupin e vet, ndaj në fund të shfaqes “i heq kapelen” dhe sikur merr frymë ndryshe…
Nga muri i Shefqet Meko, gazetar dhe publicist në SHBA