Nga Kapiten i Parë (L) Artur Meçollari:
Forca Detare po “lufton” rëndë korrupsionin !
Mbas humbjes së gjyqit në shkallën e parë në Durrës, Forca Detare vendosi të bej ankimim në Apel kundër ish-drejtuesit të Forcës Detare kapiten i rangut të parë Artur Meçollari për kthimin e 180.000 lekë (të reja) dita për 18 muaj me detyrë zëvendëskomandant, por dhe si komandant në detyrë i Forcës Detare. Apelimi është firmosur nga komandanti i Forcës Detare Adnand Agastra.
Vete Forca Detare në gjykatë pranoi se të gjitha shërbimet janë kryer nga ana ime dhe dokumentacioni është i plotë. Por, Forca Detare këmbëngul për kthimin e shumës pasi urdher-shërbimet i ka firmosur zëvendësi im, një praktike prej shumë vitesh në Forcat e Armatosura, pasi urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes ka harruar të autorizojë kush ia firmos urdhër-shërbimet të gjithë komandantëve të forcave duke përfshirë Tokësore, Ajrore dhe Komandën Mbështetëse..
Por, Forca Detare është e pērfshirë në dorëzimin e Bazës së Sarandës, lejimin e zaptimit të territorit të pronës në Porto Romano dhe ndërtim të jashtlëligjshëm prej 5,2 hektarësh, në ndërtimin e godinës 4-katëshe brenda Bazës Detare të Shëngjinit, etj, etj. Dhe më e çuditëshmja, edhe ndonjë padi që ka bërë për këto prona, kuptohet me një vit vonesë, i ka bërë pa emër. Nuk e gjen dot kush ka zaptuar 5,2 hektar prej 2-vitesh në Porto Romano.
Të gjitha këto probleme me pronat kanë nisur në Forcën Detare mbasi unë jam larguar nga drejtimi i saj. Paditë në kohën time bëheshin me emër dhe mbiemër, edhe kur mbiemri ishte Kastrati. Tani, jo vetëm paditë janë pa emër dhe mbiemër, por edhe Ministri i Mbrojtjes ka frikë ta përmendi ato.
Tashme SPAK ka vendosur nën sekuestro të dy bazat detare dhe ia kanë kthyer Forcës Detare, sipas kallëzimit tim, dhe po heton të gjitha rastet në themel. Kështu që vazhdoni dhe ca kohe të firmosni shkresa hakēmarrëse, por pa vlerë. Kur SPAK-u të lë pa gjumë dhe nuk di çfarë firmos.
(Titulli redaksional)