Do ja kushtoj Ben Shabanit kët status.
Arben Braci, në FB ka vu emnin e babës si miemën.
Në Malci të Madhe në përditshmëri, shpesh përdoret në vend të miemnit emni i babës.
E kam njoftë prej afër Benin mas vitit 2013.
Shakak, sigurisht FB në fillim e ma mas protestat e PD-së, ku Beni thuajse çdo radhë përfundonte në komisariat.
Beni ka mbaru Institutin e Fiskulturës në Tiranë në vitin 94.
Bashkëshortja për Gjuhë-Letërsi në 1998 në Shkodër.
Kanë tre fmi,11 vjeç vajza dhe 17 e 18 vjeç dy djemtë.
Burrë e grua nuk i afroi kush asnjëherë të ushtronin profesionin e Mësuesit.
Fmitë i kanë rritë tek zona e Freskut ku kanë një apartament modest ble me lekë emigracioni ku Beni ka ndenjë rreth 5 vite, para vitit 2000.
I kanë rritë me shum mundim.
Ai noshta asht ba njohsi më i mirë i Malit të Dajtit, ku ditë për ditë thuajse del e mbledh bimë medicinale po edhe fidanë të vegjël dhe ua shet disa dyqaneve të tregtimit të tyre në Tiranë.
E shoqja e ka kthy shpinë në një vend mësimi për fëmijët e pallateve që ka afër dhe nxjerr ndoshta pagesat e dritave dhe të ujit.
Para nja 2-3 muajsh më erdhi tek PD e më tha.
Kam djalin në shkollë për kuzhinier.
Ti njeh e mi gjej një vend që të bajë praktikën se unë nuk njoh.
E çuam te një shok i joni që nga koha e 1990 i cili i asht kushtu fushës se kulinarisë dhe asht një nga Restorantet më të mira në Tiranë.
2 ditë mjaftuan që shoku ynë t’i afronte punë me pagesë djalit të Benit.
Beni fluturonte nga gzimi.
Tu pa korrektesën e Djalit 18 vjeçar, shoku ynë, pronari i biznesit i thotë me gjej edhe një shok tëndin për shpërndarje porosish.
Kam vëllain i thotë Djali.
Sot të dy kta djem punojnë aty.
Beni asht super i knaqun.
Më tha dje që tash jo vetëm nuk kanë ma nevojë për lek xhepi po më ftojnë edhe për naj birrë e kontribojnë në shpi.
E thashë ma lart që un e kam njohë Benin mas 2013.
Me njohjet që kam patur në kohë qeverisje PD ndoshta do kisha ndiku me fillu punë si arsimtarë por ça ka kalu ka kalu.
Tash do ju them dy gjana reale shkurt për Benin.
E para.
8-Janari 2022 e gjen në Seli të PD.
Eshtë nga ata 5-6 demokratët që u ngjitën me shkallë në verandën perendimore të Selisë e që priten nga maskat e Bashës me bishta lopatash e masakrohen prej tyre.
Eshtë i fundit që e hedhin nga ballkoni me plagë e çarje në trup e kokë në mënyrë shtazarake.
E dyta.
Pak muaj pas ksaj të parës ndoshta si kjo kohë Beni pasi kish mbushur një çantë shpine me bimë të egra në Dajt niset drejt Tiranës.
Masi ban nji copë rruge e del në asfalt dyshon për gërshërët ai i kish futë në çantë bashkë me bimët a jo.
Fus dorën në çantë me pa tregon Beni e veç kur më pickon.
E kapa thotë e nuk ish as dy pllamë.
I dhashë krah dhe e hodha në shkurre. Me vrap e i tremun mora shiringën e anti-helmit dhe e ngula në bythë,tregon Beni.
Mas pak minutash rashë në tokë dhe veç kur e kam pa vedin masi jam përmendë në Nanë Tereza në spital.
Pyta infermieren, e më tha që më kish sjellë një çifti ri.
Ata kishin kujtu se ishe drogu me shiringën po ne e kuptum prej saj që ishe picku nga gjarpni.
Ti nuk kisha mrritë me ba si duhet e ishe në rrezik për jetën nëse nuk do kishe ardhë shpejt ktu.
A din gja kush janë i thotë Beni infermieres.
Jo i thotë ajo. Lanë me zor edhe një 50 mijë lekësh e ikën.
Ajet më tha Beni dje, kur më kërkoi me ba foto te Zyra e Grupimit.
Un atij gjarpnit ja fala e ja fal prapë me më picku se i kam shku në terren të tij e i kam prishë terezinë por Lul Bashës e atyne që u sollën me mua e tjerët ma keq se me kenë serbë në shpi tonë nuk ua fal.
Na në shpi tonë kur na myll derë nji që nuk ka vu asnji gur në të e prishim at dere e futena edhe tu u kacavjerrë nëpër mure.