Ish ministri Saimir Tahiri vetëm pak orë mbas lirimit nga burgu, me një status në rrjetet sociale shprehet se, do vazhdoj të kërkoj drejtësinë.
Është reagimi i parë i tij jashtë mureve të burgut.
Reagimi i plotë:
Do vazhdoj te kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot.
Të falenderoj me zemër ty, që ke besuar gjithmonë te gjithcka jam, e kam bërë unë!
Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e së vërtetës.
Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim!
Faleminderit pamasë te gjithëve!