Një (nomad) u dashurua me një vajzë të bukur dhe të devotshme.
Pas një kohe jo të shkurtër u martuan së bashku.
Kaloi një vit nga martesa e tyre dhe u hap një konflikt i madh mes tij dhe një kushëriri, dhe ai e vrau atë. Së bashku me bashkëshorten u largua larg fshatit të tij siç ishte tradita e fisit.
U shpërngulën në një fis tjetër larg viseve të tyre. Ai fitoi respektin e fisit tjetër, gjithmonë ulej me parinë e fisit dhe trajtohej si të ishte një prej tyre, merrte pjesë në ceremonitë e tyre, në takimet për problemet e tyre etj.
Një ditë kryetari i fisit kaloi para shtëpisë së tij, e pa të shoqen e mikut dhe u magjeps me bukurinë e saj. Mendja dhe zemra e tij e humbën orientimin dhe një mendim djallëzor i erdhi në mendje të largonte bashkëshortin e saj nga shtëpia dhe ai të realizonte planin e tij.
U kthye në kuvendin e tij të i mbushur plot me burra e mes tyre bashkëshorti i gruas së bukur.
Tha :”Miqtë e mi, kam dëgjuar që në këtë vend ka shumë ushqim për kafshët, propozoj që katër persona të vizitojnë këtë zonë e të sigurohemi a është me të vërtetë aq prodhuese“
Caktoi 4 prej burrave e mes tyre bashkëshortin e gruas së bukur. Të katër u nisën me dëshirë drejt vendit dhe rruga me kuaj zgjaste 3 ditë vetëm vajtje.
Pasi nata pushtoi vendin, i pari i fisit u drejtua drejt shtëpisë së komshiut ku nuk ndodhej askush tjetër veç gruas së bukur. Ajo po flinte dhe teksa po hynte brenda u përplas me diçka dhe nga zhurma gruaja u tremb.
Thirri, ka njeri në shtëpi?!
I pari i fisit u përgjigj:”Jam unë, kryetari i fisit që ju kam mikpritur.”
Zonja iu përgjigj: “Zoti të ruajtë, por çfarë kërkon, o i nderuar në këtë orë të vonë të natës?”
“Më magjepsi bukuria jote kur të pashë , më mori mendjen dhe zemrën, dua të jem pranë teje e të jesh e imja “- iu përgjigj ai.
“Nuk kam kundërshtim – iu përgjigj zonja ,por kam një kusht. Kam një pyetje po e gjete përgjigjen do marrësh çfarë të duash.
Në rregull me trego kushtet sido që të jenë do ti pranoj ,- iu përgjigj.
Gruaja i tha: “…që të mos prishet mishi i hedhim kripë, çfarë e rregullon kripën nëse kripa prishet?
Mund ti kërkosh ndihmë kujt të duash, nëse e gjen përgjigjen do të jem e jotja.”
Në rregull -i tha i pari i fisit- do të vij me përgjigje nesër mbrëma.
Iku në shtëpinë e tij dhe e kaloi gjithë natën duke menduar për zgjidhjen e gjëegjëzës pa arritur në përgjigje.
Ditën tjetër kur burrat ishin ulur në mexhlisin e tij i pyeti të pranishmit :
“Që të mos prishet mishi i hedhin kripë. Po nëse prishet kripa çfarë e rregullon kripën?”
U përpoqën të pranishmit të jepnin përgjigje duke u bazuar në dijet e tyre, por të gjitha përgjigjet nuk e qetësuan.
Mes njerëzve prezent në kuvend ishte një person shumë i zgjuar, nga njerëzit e urtë dhe dijetarë, njeri me fe dhe moral të lartë. U larguan të gjithë nga takimi përveç atij.
I bërtiti i pari i fisit të urtit. Ti përse nuk iu përgjigje pyetjes sime.
Desha të të flas vetëm pa prezencën e të tjerëve iu përgjigj.
Pyetja jote e ka zanafillën në një vjershë në të cilën thotë dijetari i madh i Hadithit Ebu Sufjan Eth Theurij:
“O dijetarët tanë, o kripa e vendit!
Kush do ta rregulloj kripën nëse kripa prishet..?”
Mesa shoh, vazhdoi plaku i urtë, je munduar të tundosh një femër me pozitë të lartë në zgjuarësi, dije, fe dhe moral. Ajo grua ka dashtë të të ndaloj duke të ruajtur fytyrën, dhe të të fitojë si vëlla për të e të mos të të humbasë. Ka dashtë të të bëj armik pë armiqtë e saj dhe mik për miqtë e saj, dhe të siguroj mbrojtje për të dhe familjen e saj duke u mbështetur tek ty.
Të tha ty ato fjalë me të cilat duket sikur thotë:
“O paria e fiseve arabe, o kripa e vendit!
Kush e rregullon kripën nëse kripa prishet?!
Ajo nënkupton me këtë, nëse një person i fisit prishet atë e rregullon i pari i fisit, siç rregullon kripa mishin! Po kush e rregullon kryetarin e fisit nëse ai prishet?!
Kjo përgjigje e zgjoi ndërgjegjen e tij të fjetur, zemrën e tij të përhumbur, mendjen e tij të padrejtë. I mbuluar nga turpi nga vepra e tij e shëmtuar dhe plot pendesë nga gabimi i tij, – i tha: “ I ke rënë në kokë të vertetës o njeri i mençur, më mbulo gabimin tim të mbuloftë Zoti te metat në dunja dhe në ahiret.”
E fshehu çështjen e tij dhe mblodhi motrat e tij dhe shkoi me to në shtëpinë e gruas së nderuar ditën, para gjithë njerëzve dhe mes grave që ishin prezent tha:
Dëshmoni ju motra që jeni prezent që e zonja e kësaj shtëpie është motra ime sic jeni dhe ju, dhe për këtë premtoj para Zotit, dhe ai që nuk e mban premtin ka tradhëtuar Zotin.
Nga legjendat arabe