Qeveria, në mbledhjen e sotme ka marrë përfundimisht vendimin që Akademia e Studimeve Albanologjike të vendoset nën “hyqmin” e Akademisë së Shkencave.
Lajmin e bën me dije ministrja e arsimit, Evis Kushi nëpërmjet rrjeteve sociale si më poshtë:
Me ✍️ vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, Akademia e Studimeve Albanologjike jo vetëm që kthehet në ligjshmëri ✅️, por për shkak të rëndësisë dhe prioritetit që ka Albanologjia në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave tona kombëtare 🇦🇱, do të ngrihet në një nivel të ri, aty ku e meriton, pranë Akademisë së Shkencave që është niveli më i lartë dhe prestigjioz për shkencën.