NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    1 year ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
    15 hours ago
    Foltore/ Berisha nga Mirdita: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut
    1 day ago
    Berisha: Salianji ka një axhendë personale, përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë tërësisht private.
    2 days ago
    Deklaratë për mediat/ Berisha: Lubi Mogherini dhe Ramaduro të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Moldavi, takim simbolik në vendin kufitar me Ukrainën
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
Të tjera
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
Të tjera
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
Të tjera
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
Të tjera
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Moldavi, takim simbolik në vendin kufitar me Ukrainën

Neutrale
Last updated: 2023/05/31 at 8:56 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Më shumë se 40 udhëheqës europianë do të takohen të enjten në Moldavi për të shprehur mbështetje ndaj ish republikës Sovjetike dhe vendit në kufi me Ukrainën, ndërsa Kievi përgatitet për filllimin e kundërofensivës ndaj trupave ruse, kështu njofton Zëri i Amerikës.

Takimi i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 20 shteteve të tjera europiane në një kështjellë në Moldavi, vend i njohur për prodhimin e verës, do të përfshijë diskutime mbi çështje strategjike, si dhe do të shënojnë nisjen e një misioni të ri partneriteti të BE-së me këtë shtet.

Megjithatë, takimi paraqet më së shumti një shfaqje simbolike bashkimi, në pragun e Ukrainës.

“Nëse jeni në Moskë dhe shihni që mblidhen bashkë 47 vende, në fqinjin tuaj më të afërt, ky është një mesazh i rëndësishëm,” u tha gazetarëve një zyrtar i BE-së përpara takimit të nivelit të lartë, i cili do të zhvillohet 40 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kishinau.

Një vend me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, i vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë që është anëtare të NATO-s, Moldavia ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas për frymë se çdo vend tjetër, ndërkohë që është përballuar me rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë si pasojë e luftës.

Qeveria ka akuzuar Moskën se po përpiqet të destabilizojë vendin kryesisht rumanishtfolës duke përdorur ndikimin e saj mbi lëvizjen separatiste në rajonin kryesisht rusisht-folës të Transdniestrisë.

Takimi i Komunitetit Politik Evropian, i dyti i këtij formati, një ide e presidentit francez Emmanuel Macron, do të diskutojë çështje që përfshijnë sigurinë kibernetike, migrimin dhe sigurinë energjetike.

Ai gjithashtu do të ofrojë një mundësi për të diskutuar tensionet në kontinent, duke filluar nga Azerbajxhani dhe Armenia deri te përleshjet e fundit në veri të Kosovës.

Takimi do të mbahet ndërsa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë, duke përdorur armët perëndimore të blera kohët e fundit, në përpjekje për të dëbuar trupat ruse nga territori i saj.

AMBICIA EUROPIANE

Sikurse Ukraina, edhe Moldavia, aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian, vitin e shkuar menjëherë pas agresionit rus dhe Kishinau zyrtar po planifikon të përdorë takimin e nivelit të lartë për të treguar përparimet në reforma dhe për t’i bindur udhëheqësit për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.

“Për ne, prania e 50 udhëheqësve në Moldavi është një moment historik… është ngjarja më e madhe e politikës së jashtme që ka organizuar ndonjëherë Moldavia,” tha Olga Rosca, këshilltare për politikën e jashtme të Presidentes Maia Sandu.

“Është mënyra jonë për të përshpejtuar procesin e pranimit në BE”, shtoi ajo.

Sipas saj, Moldavia synon që të ketë një vendimarrje në takimin e nivelit të lartë të Këshillit Evropian në dhjetor, në mënyrë që bisedimet për anëtarësim të mund të fillojnë në fillim të vitit 2024.

Disa janë të shqetësuar se pritshmëritë e ndryshme mes vendeve pjesëmarrëse dhe shtrirja e gjerë e takimit të nivelit të lartë, për të cilin Franca ka ofruar mbështetje logjistike dhe sigurie, do të jetë një pengesë për të shënuar sukses në politika konkrete.

Ndasitë politike dhe rivaliteti tradicional mes disa vendeve pjesëmarrëse, nga Armenia dhe Azerbajxhani, tek Greqia dhe Turqia, mund t’i vështirësojnë edhe më shumë gjërat.

Me atë që po ndodh në Ukrainë është e rëndësishme që ky takim po ndodh, siç është edhe diskutimi mbi furnizimin me energji dhe migracionin,” tha një diplomat i lartë evropian.

Në takimin e parë të këtij formati, në Pragë, vitin e kaluar, u shënua një farë përparimi në përpjekjen e udhëhequr nga Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Të enjten, udhëheqësit e këtyre vendeve do të zhvillojnë bisedime me përfaqësues të BE-së, presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
9 hours ago
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
13 hours ago
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
13 hours ago
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
14 hours ago
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
14 hours ago

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…

Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!

Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!

Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?