Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar sot se, mbas 8 vitesh, do të organizohet përsëri Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër.
Festivali më i madh folklorik në trevat shqiptare do të mbahet nga 24 qershor deri në 1 korrik.
Mbi 1200 artistë nga Shqipëria e diaspora do të jenë pjesëmarrës në paraqitjen e reporterit me këngë, valle, melodi, instrumente muzikore dhe kostume kombëtare.
Ja shënimi i Margaritit në rrjetet sociale:
🟢 Mbi 1200 artistë nga Shqipëria e diaspora do të mbushin Gjirokastrën në Festivalin Folklorik Kombëtar.
🗓️ Nga 24 qershor në 1 korrik do të mbahet aktiviteti më i madh dedikuar folklorit.
#ministriaekulturës #festivalifolklorikgjirokastër #ffkgj