Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se “autoritetet e Kosovës mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për trazirat të cilat janë rritur ndjeshëm që kur kryetarët shqiptarë të komunave morën detyrën në zonën veriore me shumicë serbe të vendit”. Presidenti Macron tha në një konferencë për shtyp në Bratislavë se shpreson që bashkë më kancelarin gjerman Olaf Scholz të takohet me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë javë, duket duke ju referuar takimit të Radhës së Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Moldavi.
Po ashtu Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha të mërkurën se tensionet e fundit në veri të Kosovë janë “shqetësuese” dhe bëri thirrje për qetësi #voa #zëriiamerikës #kosovo🇽🇰 #serbia #albinkurti #zveçan #NATO #EmmanuelMacron