Një adoleshent është mbytur ditën e sotme në lumin Mat, pranë Milotit. Mësohet se 17-vjeçari ishte futur për t’u larë në lumin Mat, por s’ka mundur të dalë më prej ujit.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në “Urën e Zogut” në Milot.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.