Ndërsa shtetet e botës demokratike e kanë dënuar dhunën në Veriun e Kosovës kundër forcave paqeruajtëse, paqes dhe rendit kushtetues në Kosove sapo ka ndodhur, Edi Rama nuk e bën atë.
Dhuna dënohet dhe duhet të ishte fjala e parë e deklarimit publik të qeverise shqiptare, pavarësisht nga kush ushtrohet dhe ku ushtrohet, qoftë dhe sikur të ndodhë në një vend larg syve e vemendjes së shqiptarve.
Eksponentet e qeverisë akoma s’hapin gojë pa marrë shenjen e Edi Rames.
Këta e dinë këta se pse bulisti i Tiranes kunder shqiptarve ketej e andej, duhet të rrijë “neutral”
Po jo te gjithë shqiptaret dinë pak ose dhe s’duan t’ja dinë pse nuk pronocohet dot Jugosllaviku i Tiranes.
Sepse …Turi i rilindasve është i zënë me turin e falenderimeve per ata që ne menyre te ligjshme apo te palishme mbushen kutijat e partise se tij me vota, thonë, ndersa nuk e permendin hallin e vertetë të jugosllavikut;
Dhe as e vrasin mendjen me hy në pse-në e midisjes së jugosllavikut.
Jugosllaviku i Tiranes do të donte do t’i shprehte solidaritetin vellajt të tij ne Beograd që sulmon e dhunon. Mirëpo të sulmuarit janë shqiptarë.
Dhe Rama shqiptaret i ka “miq”
Nuk është kaq e thjeshtë kur burazeri, yt vëlla, ngatërrohet e sulmon “miqt” e tu.
Per publikun sa me la gojen me burazerin jugosllavik, iu drejtua “mikut” shqiptar ta mbajë me shnet këtë dhunë, dhe shpreson të “dijë ç’ka po ben” e të rrijë urtë.
Turi i falemnderave është më i rëndësishëm pa mëdyshje, midisjet e tjera presin