Procesi i Vetingut ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati.
Bëhet me dije se shkarkimi i zyrtarit të lartë është bërë për shkak se nuk ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë.
“Vendimi i AMP për Vehbi Bushatin për:
1.Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
2. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.
3. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës Parë Tiranë”, thuhet në vendim.