Qeveria shqiptare ka nisur procesin për zëvendësimin e disa ambasadorëve të cilëve u kanë mbaruar mandatet. Mësohet se Mustafa Nano do të emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Ilir Gjoni i cili është ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të kalojë ambasador në NATO.
Ish-deputeti Ervin Bushati, pritet të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber, në SHBA.
Vendin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha, i cili u bë kryetar i bashkisë Vlorë, pritet të zëvendësohet nga Ridi Kurtezi.
Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë, pritet të emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.
Ish-nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Ish-deputeti socialist Fate Velaj do të emërohet ambasador në Vjenë.