Kur gjeniu Grigori Perelman, tashmë kishte zgjidhur një nga problematikat e mijëvjeçarit, konjukturën Poincare, e për këtë Instituti Clay do ti akordonte 1 milion dollar, të gjithë do të habiteshin nga refuzimi që ai do t’i bënte shpërblimit… E kështu pyetjes, kureshtjes dhe habisë së gazetarëve për këtë vendim, ai do t’i përgjigjej:
“Zbrazëtia është kudo dhe mund të llogaritet, gjë që na jep një mundësi të madhe. Unë di të kontrolloj universin. Pra, më thuaj, ç’më duhet një milion?”
Pra gazetarët dhe shumë të tjerë habiteshin se si një njeri i jashtëzakonshëm bëri një veprim po aq të pazakontë duke refuzuar 1 milion dollar. Shumë individë filluan ta quanin budalla, idiot, të çmendur, dhe kë?! atë,. ndoshta njeriun më të zgjuar të gjallë në botë. Dikush që sapo i kishte dhënë formë Universit, nga gjeni u cilësua budalla sapo refuzoi paratë.
Normalisht masa vlerësonte sipas kudit të saj, ndërsa Grigori, na shihte nga dimensioni i katërt ne vdekatarët 3D. Ai kishte fluturuar jashtë sistemit për të parë formën e tij e kështu ai tashmë njihte pikat e dobëta, të zbrazëta,, nevralgjike e të kontrollit. Nga jashtë sistemit na shihte se si ne kishim humbur qartësinë. Se si rëndnim pas fiktivitetit, por që bota përreth në të vërtetë ishte totalisht e zbrazur.
Kush më në fund do të ndërgjegjësohej rreth zbrasëtisë atëherë mund të racionalizohej e të fillonte e të kërkonte mënyrat dhe rrugët për ta mbushur atë hiç. Ky realitet i zbrazët në fakt për ata që e shihnin dhe e perceptonin si të tillë ishte një mundësi, një oportunitet për ta mbushur atë zbrazëti me elementë e thërmija jete, jete të jetuar plot e përplot, larg fiktivitetit, lark piketave antivlerore, kështu do të kishim kontroll real mbi të tashmen, mbi jetën, mbi të ardhmen e të dashurve e mbi universin tonë.
Nëse do ti kishim të gjitha këto, çfarë do të na duheshin 1 milion?!!
Ja që neve vdekatarëve 3d na duhen 1 milion se jemi të zhytur në zbrazëti dhe nuk e dimë ku jemi. Cila është forma, si mund ta mbushim, kursesi nuk marrim mundimin të zgjidhim konjukturën tonë.
Normalisht kjo është një problematikë ekzistenciale që prek pothuajse të gjitha ata që po jetojnë kohën e këtij neoliberizmi të përdalë. Megjithatë ka një vend atipik, me pështjellime të veçanta, ku zbrazëtia ka kapur çdo cep dhe banorët e këtij vendi në vend që të mbushin hiçin, po i ndërtojnë atij një kafaz rreth e përqark për ta mbajtur hiçin bashkë me veten e tyre të izoluar në të njejtin habitat. Mirë zbrazëtia, por në ndërtim e sipër të kafazit këto banorë po duan e po dashurojnë veprën e tyre izoluese, kafazin. Ky vend dhe këta banorë fatkeqësisht janë bashkombasit e mi në Shqipërinë time.
Për sa kohë të ketë skllevër të lumtur kurrë nuk do të ketë liri, liri për të fluturuar lart e për të parë qartë zbrazëtinë dhe më tëj për ta mbushur atë. Si do të lirohet ky popull? Si do të shpëtoj? A duhet të bëhen të gjithë gjenij? A duhet kërkuar tek gjenia e popullit?
Apo apo vallë duhet që ky popull të sillet thjesht, të paktën për një herë të vetme në mënyre të pazakontë, ndryshe nga çështë mësuar, të sillet paksa paksa përtej sistemit…