Kush ka njohuri historike duhet të dijë se në Itali për gati 50 vjet rresht pa ndërprerje ka qeverisur herë e vetme herë në qeveri të gjëra koalicioni me parti të tjera të vogla ( si republikanët,monarkistë dhe socialistët por kurrë me partinë komuniste) ku kjo parti ka pasur si simbol Kryqin e krishterë të stilizuar mbi mburojë me kuptim disi të evokueshëm kohën e kryqëzatave,të financuar dhe mbështetur haptazi nga Vatikani nëpërmjet kishave dhe priftërinjve që bëni propagandë pro saj si dhe mesazhet politike kishin po ashtu me përmbajtje të qartë fetare (foto e dytë ku u bëhej thirrje votuesve që në dhomën e votimit Zoti të sheh kurse Stalini Jo).Edhe në Gjermani sot e kësaj dite partia më e madhe e qëndrës së djathtë quhet Kristiandemokratët më pak e profilizuar nga ana fetare në krahasim me partinë simotër italiane por që gjithmonë ka bazë të krishterë.
2- Një tipare që dallon përkatësinë politike dhe identitetin kulturor kudo nëpër botë është besimi në Zot pavarësisht nga riti fetar (nga Modi në Indi,republikanët në Amerikë,Forza Italia në Itali AKP në Turqi) prandaj nuk shoh ndonjë gjë të keqe që një parti e caktuar ti bëj thirrje besimtarëve që ta votojnë atë parti që mbron interesat dhe vlerat e tyre