Ekipi i Partizanit ka fituar Kampionatin Shqiptar të Futbollit për herë të shtatëmbëdhjetë në historinë e kampionateve shqiptare.
Ekipi i kuq fitoi sot 2-0 me ekipin e Teutës me golat e Rrapaj në minutën e 38’ dhe Abazaj në minutën e 97’ në ndeshjen finale të sezonit duke kurorëzuar objektivin e vitit.
Pas një rivaliteti mjaft të fortë me rivalin tradicional, Tiranën, e cila pas një barazimi 2-2 me Bylisin pothuajse paravendosi humbjen e titullit kampion me vetëm 2 pikë.
Bardhë e blutë e Tiranës e fituan ndeshjen e fundit me Teutën në Durrës me rezultatin 1-2, por kjo nuk mjaftoi pasi barazimi me mallakastriotët i hoqi mundësinë kryeqytetasve për titullin kampion.