Mjeshtri Murat Basha përcjell lajmin si më poshtë:
Urime Neevis, edhe pse medaljen e Arit ta vodhën.
Neevis Hasani, karateist i klubit Karates “Tirona” si përfaqësues i ekipit kombëtar shqiptar luftoi në 6 ndeshje deri në finalen e kampionatit Ballkanik, që u zhvillua në Tivar (Bar)-Mali Zi.
Në ndeshjen finale kundër lojtarit kroat, gjyqtarët në vënd që të skualifikonin kroatin për dalje nga Tatami (Xhokai) bënë sikur s’e panë…
Drejtuesit e ekipit kombëtar shqiptar duhet të ishin treguar më të shpejtë dhe të vendosur për të reklamuar me shkrim dhe treguar videon e faullit të kroatit, kështu që vëndin e parë dhe medaljen e Artë e merrte Neevis Hasani.
Sidoqoftë ky fakt, kurrsesi nuk i ul vlerat e paraqitjes së shkëlqyer të nën/kampionit të ri ballkanik Neevis Hasani.
Edhe dy karateistët e tjerë të ekipit Karate “Tirona” arritën rezultate inkurajuese.
Suluk Meta fitoi ndeshjen e parë me Malin e Zi dhe humbi me nën/kampionin e ballkanit nga Kosova.
Luis Skana fitoi ndeshjen e parë me sërbin dhe humbi me rumunin.
Të tre, për herë të parë u ndeshën në një aktivitet ndërkombëtar.
Urimet shkojnë edhe për trajnerin e tyre Bekim Basha.
Djem nesër fillojmë stërvitjen, punë, djersë, sakrifica dhe rezultatet do vijnë.
Suksese.
Ju falenderoj për emocionet dhe ju përqafoj fort, kampionët e Bekimit.