1-Viktima nuk iu duk bukur.
Para një jave sundimtari shkoi në Shkoder i shoqëruar nga “ekipi” spiro-fitimtar. Punë falenderimesh. Falenderohet Shkodra e mundur. Pastaj bën një pelegrinazh “pune” tek të mundurit nga historia e Tij “fitimtare” tek muzeu i kujtesës. Mungonte “trobojnica”
Nuk i pëlqeu muzeu i martirëve për fe, dije e Atme. Në pamundesi t’i ngrinte nga varri viktimat e t’i rivriste, tha; i pabukur. “Si dyqan vodafoni pa kartë. Futesh, po kartë s’ka.”
Çfarë kallje në perbuzje. Përbuzja është dimensioni i fundëm i urrejtjes primitive, perpara se të fillojë dhuna fizike.
Pas gjithë kësaj njeriu pret dhe kerkon ndonjë kqyrje ku arsyeja karteziane apo e kulluara kantiane “crein-kritikë-krehje,” rrok realen dukurinë dhe e qëmton atë. Është një moment për tu hulumtuar.
Një moment ku kryq e tërthorëzohet përmbajtja dhe esenca me historinë e pabesisë.
…Pas shpine aleatët jugosllav kishin mbush me flamujt e tyre qytetin, përballë envermehemetspirokoleket do ta sakatonin Shkodren e Shqipërinë për 50 vjet.
Po kush ta bëjë këtë kujtesë, kët’mejtim?
Do i duhej kujtuar kujtesës, në vendin e kujtesës, ditën e kujtesës sundimtarit të partisë terroriste dhe Shqipërisë së terrorizuar se është parti e Tija, ajo 82 vjeçarja, autorja dora vetë e kësaj masakre.
Atë Z. Pllumi rrnoi e tregoi, duke thenë se bijt e këqij të etërve të keqij do vazhdojnë punët e keqija.
A duhej ta bënte main-strimi…?
Mainstrimi është i zënë 24×24 orë me direktiva në dorë që mberrijnë dairekt nga zyra e shplarjes, mpirjes dhe somnabulizmit të mendimit shqiptar.
Mainstream ka punë me furnizu urrejtjen me urretje. Duhet demoluar pakica, pakicë kjo shumë e madhe 43% e cila mund ta dobësojë apo ta ndalë doren gjakatare të goditjes perfundimtare të sunduesit ndaj popullit të vet.
43% popull armik është shumë, duhet thërmuar, polverizuar dhe asgjesuar.
2- Përkujdesja
“…a ka një të tillë? Dhe cili mendoni se ka qënë momenti, një çast në paleo-antropologji ku njeriu është gjetur vertet njeri…”-është pyetja që i drejtohet ne vitet 70′ antropologes angleze Margaret Mead.
“Po ka, -ishte pergjigja.-Pohim sigurisht subjektiv, sa i takon objektivitetit, sepse antropologia duhej të fliste në emer të njeriut të lashtë i cili vetë s’mund ta bënte këtë. Por aq lakonik në kumt; -Po. Ka qënë momenti kur kemi gjetur një femur të sheruar. Aty është fillesa e njerëzimit.”
Perpara kësaj ngjarjeje paleo-antropologjike, fati i fatkeqit me gjymtyrë të thyer ose më keq ishte i paralajmëruar. Do të bëhej sillë për urinë e një tjetër gjallese, ndoshta mikrob, krimb, vertebror deri i ngjashmi i vet kanibal.
Një femur i shëruar, në zhvendosje nuk sherohet. Pra dhe sikur të ishte me fat që të mos e hanin të gjallët, ky antropos nga femuri i thyer do të vdiste edhe nga uria.
Ka plot thenie e hipoteza qofshin keta darwinianë, apo jo, që tregojnë gurin e mprehur, shkopin si zgjatim gjymtyresh, metamorfozen e dores me gishtin e madh.
Por konstatimi i antropologes duket sa një maksimë aksiomatike, aq dhe e verifikueshme me një mejtim të thjeshtë.
Dikush e sigurisht një dikush tjetër grupi kopeja, klani fisi apo “stirpja” është kujdesur për njeriun e sakatuar, jo veç me e mbrojt, por me e mjeku dhe kuru.
Të kurosh dikë, nuk është thjesht mjekim por dhe perkujdesje, prani, shoqërim, vlerësim, empati, dashni e sakrificë për tjetrin.
Don Milani i Toskanes gati dy dekada perpara shpalimit antropologjist te anglezes, një prift ky me një jetë e veprimtari krejt të veçantë, i debuar nga Firence për të sherbyer në një shkolle periferike larg qytetit, (Vichio Muggello) jo në edificion françeskane të Shkodres komuniste, në ballinën e shkollës shkroi;
“Prendo cura di te” I care…, Perkujdesem per Ty, për tjetrin. Krejt e kundërta e urrejtjes, e kunderta ç’më duhet mua; “me ne frego.”
Çdo nxënës duhej ta kishte të shkruar në kapakun e fletores dhe ta përsëriste këtë si një liturgji ose si nje himn të vogël para dhe pas aktivitetit mësimor.
Pa instruktim dhe edukim është e pamundur me i zhvendos nga vetëvetja dhe tjetri veset dhe sidomos sentimentet e këqija.
Sintaksi bolshevik i rilindjes së Rames ka per kryefjalë sentimentin e urrjejtjes. U manifestua kjo në të gjitha pamjet e elektorades së fundit. Në gjuhë, ligjërim, gjeste, simbolika të turpshme aspak etike, aspak njerëzore.
Paneli i mercenarëve siç e ben prej dhjetë vitesh, rolizohej në amortizmin e impaktit të rëndë në publik. Mbrapshtitë e tjera i bënte krimi kapilar.
Hipokrizia e arketipit të urrejtjes në Shkodër e nëpër Shqipëri;
“falemnderit popull që urryet në shumicë si unë.” Është epilogu 14 Majit.
Mungonte “trobojnica.”
3-E djathta antipod i urrejtjes. E djatha është perkujdesje per punet e kombit
Të gjithë shqiptarët konstatojnë se ka shumë urrejtje nder ne. Qysh dhe kush e ka depozituar ketë sentiment që vazhdon të kultivohet me zell nga e majta, edhe kjo dihet. Janë pushtuesit, shovinistët dhe zgjatimet e tyre gjaksore kundershqiptare.
Pse dashuria dhe falja si e kundërta e urrejtjes janë të pa mjafta përkundër urrejtjes?
Së pari; dashuria (jo ajo universale) s’mjafton;
dashuria është emocion dhe ka një evidencë të pamatshme letraro-romantike e reale ku vetë dashuria është transformuar në të kunderten e vet.
Shkaqet dhe arsyet i shpjegojnë specialistet e neuro-filozofisë, por i provojnë më saktë evidencat e krimit deri në qelizen bazë, familje dhe indet e shoqërisë. Kjo sepse një sentiment kaq i rëndë si urrejtja, nuk zhvendoset dot me një emocion.
Së dyti; falja ashtu si dashuria pasjonale, sidomos falja e pa lypur nuk i ndreq punët, perkundër një sentimenti kaq primitiv.
Sepse falja me syrin e çiklopit antishqiptar, lexohet si pafuqi, pazotësi dhe shtirje për mëshirë, madje mazokizem.
Prova?!
Janë ata që vuajten mbi lekurën dhe mishin e gjallë të tyre, të prinderve e foshnjave dhunën e llahtarshme, ata që mbajten bajonetën, plumbin, litarin, torturën makabre. Po ata gjithashtu hoqen e vuajten perbuzjen, denigrimin, shfytyrimin linçimin deri tek margjinalizimi ekstrem brenda “burgut popullor” të primitivitetit bolshevik. Një popullatë kjo prej mbi 30% të neshtetësisë shqiptare. Doli nga burgu dhe fisnikërisht fali.
Falje kjo e verifikueshme, por kurrë e kerkuar nga asnjë individ, mekanizëm apo entitet që e kish ushtruar këtë kasaphanë.
Asnje hakmarrje në 33 vjet post-diktaturë as kolektive as individuale nuk ka në regjistrat penalë që është vertetuar si hakmarrje a gjakmarrje që flet për larje te gjakut me gjak.
Kurse protagonisti i krimit duke filluar nga Nexhmija deri tek kokoroçi-Ruçi, nga hetues torturuesi deri gardiani i thjeshtë gezuan jo vetëm jetë e shendet por gjithë-pushtet nga 44-a deri me sot 71…
Dhe në një shoqëri të tillë ku të çahet koka me sopatë, apo kërcet konflikti dhe patllakja qoftë pse i trembe pulen apo i hase veturen, dukurisë falje vetëm ky grupim i dha kumt e kuptim.
Por siç shihet rezultoi e pamjaftë. Kjo dhe per faktin se me grupimin e “politikëve” sigurisht jo homogjenë te burgut ndodhi ajo që nuk pritej.
Ndersa politikimin dhe agjitimin-(agjitacion-tundje,) e ç’kriminalizuan studentët dhe intelektualet e 90-s, bashkë me ngjarjet n’Europë, shumica e tyre në vend të dëshmonin juridikisht e politikonin, filluan të letrarizonin tmerret e gestapos bolshevike.
Thua se “krimi” i tyre kishte qënë shkrimtaria letrare, jo politika.
Sot Shqipëria është e sakatuar nga terbimi bolsho-rilindas. Me një “femur” të pa shëruar si në kohë të paleo-antropologjisë. E dinë shqiptarët kendej e andej. Edhe biri i keq i etërve gjaksorë që e do Shqipërinë me një këmbë vetëkallxohet në turin e “falenderimeve;” “falemnderit ju 60% që urryet si unë!”
Kur e djathta të fillojë perkujdesjen për punët e kombit, duke mos i ngelizhuar shqiptaret keqinj, atëherë Shqipëria do të ecë me të dyja këmbët.
Dmth do të dalë nga dimensioni i urrejtjes primitive.