NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
    14 hours ago
    Foltore/ Berisha nga Mirdita: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut
    1 day ago
    Berisha: Salianji ka një axhendë personale, përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë tërësisht private.
    2 days ago
    Deklaratë për mediat/ Berisha: Lubi Mogherini dhe Ramaduro të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Qytetet ku turistët ndërkombëtarë shpenzojnë më shumë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
Të tjera
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
Të tjera
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
Të tjera
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
Të tjera
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Qytetet ku turistët ndërkombëtarë shpenzojnë më shumë

Neutrale
Last updated: 2023/05/27 at 10:32 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Kur bëhet fjalë për udhëtime, disa turistë nuk kursejnë asnjë shpenzim. Dhe ka disa qytete, që janë si magnet për të tërhequr turistët e luksit, dhe ofrojnë mundësi për blerje luksoze dhe qëndrime në hotele me 5 yje.

Nga Dubai, qyteti luksoz në shkretëtirë, në Paris, qytetin e dritës dhe dashurisë, shumë turistë ndërkombëtarë po kërkojnë të vizitojnë destinacionet më të mira.

Të dhënat më të fundit nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (World Travel and Tourism Council, WTTC), renditën 10 qytetet kryesore, ku turistët ndërkombëtarë shpenzuan më shumë në vitin 2022.

Qytetet e pasura

Vitin e kaluar, Dubai zuri vendin e parë, i ndjekur nga Doha në Katar.

Singapori dhe Macau përfaqësonin Azinë Lindore dhe Nju Jorku ishte qyteti i vetëm nga Amerika në listë.

Vlen të përmendet se, kjo listë ndryshon disi nga shpenzimet e përgjithshme të turizmit, të cilat do të përfshinin edhe shpenzimet e udhëtimit brenda vendit, ku SHBA dhe Kina renditen më mirë.

 

Destinacionet e preferuara

Kur flitet për udhëtime luksoze, ju mendoni për hotele me pesë yje, restorante me yje Michelin, dyqane luksoze të firmave më të njohura dhe shumë përvoja të tjera shtesë.

Qytetet më poshtë, u ofruan turistëve ndërkombëtarë pikërisht këtë.

Dubai

Nga Burj Khalifa, aktualisht ndërtesa më e lartë në botë, tek ekskursionet në shkretëtirë dhe lundrimet me jahte, Dubai ofron përvoja ekstravagante për vizitorët ndërkombëtarë.

Reputacioni i qytetit për blerjet pa taksa dhe përkushtimi i tij për të ofruar një përvojë luksoze, e ka bërë atë një destinacion kryesor udhëtimi për blerësit luksoz nga e gjithë bota.

Vendndodhja është një tjetër faktor në suksesin e qytetit. Dubai ndodhet në udhëkryqin natyror midis Europës, Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, dhe është shtëpia e një prej aeroporteve më të ngarkuara në botë.

Udhëtarët ndërkombëtarë shpenzuan afërsisht 30 miliardë dollarë në qytet në vitin 2022.

Londra

Londra ka qenë prej kohësh vend i preferuar për miliarderët, dhe si rezultat, qyteti ka shumë lehtësi për turistët. Së pari, Londra ka numrin më të madh të hoteleve me pesë yje, krahasuar me qytetet e tjera.

Gjithashtu, Londra u ofron turistëve të pasur akses në një gamë të gjerë të stilistëve të nivelit të lartë, si dhe në muze, galeri dhe monumente me famë botërore.

Natyrisht, qyteti më i madh i Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu ka vëllim të lartë të turistëve në përgjithësi.

Turistët ndërkombëtarë shpenzuan 16 miliardë dollarë në qytet në vitin 2022.

Makau
njohur si Las Vegasi i Azisë, qendra e lojërave të fatit në Macau ka qenë magnet për turistët ndërkombëtarë prej vitesh.

Megjithatë, ndërsa qyteti filloi të rimendonte strategjitë turistike pas pandemisë, ai është pozicionuar më fort si destinacion turistik ndërkombëtar.

Turistët sollën 15.6 miliardë dollarë në vitin 2022 dhe ky numër pritet vetëm të shumëfishohet më tej, gjatë dekadës së ardhshme.

Kjo rritje po nxitet nga Kina dhe Hong Kongu, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të vizitave. Megjithëse Macau është pjesë e Kinës, ai mbetet një rajon i posaçëm administrativ sipas parimit “Një vend, dy sisteme”.

Ndryshimi i tendencave të udhëtimit

Industria botërore e udhëtimeve vazhdon të rimëkëmbet pas pandemisë, një lajm i mirë për shumë kombe, që mbështeten ekonomikisht në turizëm.

Ndërsa kufizimet e udhëtimit u hoqën, shumë turistë u dyndën drejt destinacioneve të largëta, më pak të vizituara.

Sidoqoftë, studimi i WTTC është provë se, qytetet e famshme po shndërrohen sërish në itineraret kryesore turistike. / Visual Capitalist

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
8 hours ago
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
12 hours ago
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
12 hours ago
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
12 hours ago
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
13 hours ago

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…

Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!

Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!

Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?