Arditi i vogël e pyet mësuesen e tij se a ka mundësi të flasë me të pas orës së mësimit. Po i thotë mësuesja, patjetër.
– Çfarë deshe të më thuash Ardit? – Zysh, mendoj se jam shumë i zgjuar për të qenë në këtë klasë! Do të doja të shkoja direkt në shkollën e mesme.
– Po mirë, po ja parashtroj kërkesën tënde drejtorit dhe do ta shoh çfarë po thotë, i thotë zysha duke e ditur që është djalë i zgjuar dhe i çuditshëm.
Pasi informohet, drejtori i kërkon Arditit që të bëjnë një test të vogël dhe fillon duke i bërë djalit disa pyetje:
– Të shohim Ardit, mund të më thuash sa bëjnë: 36 x 36?
– 1296…!
– 363 x 363?
– 131.769, zoti drejtor…
– Kryeqyteti i Tajvanit?
– Taipei
Testi vazhdoi për gjysmë ore, Arditi i përgjigjet të gjitha pyetjeve. Në fund të testit, drejtori duket mjaft i kënaqur, por mësuesja i kërkon Arditit ti bëjë disa pyetje të tjera shtesë. Mësuesja fillon:
– Epo, Ardit… lopa ka 4 dhe unë dy, çfarë janë ato?
– Këmbët, zonja mësuese!
– E sakte. Çfarë ke ti në pantallona që unë nuk kam? Drejtori habitet nga pyetja…
– Xhepat!
– Ku i kanë femrat qimet më shumë kaçurrela? Drejtori përgatitet të ndërhyjë kur Arditi përgjigjet:
– Në Afrikë, zonja mësuese!
– Çfarë është i butë, por në duart e grave bëhet i fortë? Drejtori zgurdullon sytë dhe bëhet gati të bllokojë testin, por Arditi thotë:
– Manikyri zysh!
– Çfarë ka midis këmbëve të burrave dhe të grave?
– Gjunjët, zysh!
– Epo, çfarë është ajo gjë që gruaja e martuar e ka më të gjërë se beqarja? Drejtori nuk u besonte veshëve.
– Shtrati, zyshë!
– Cila pjesë e trupit tim është zakonisht më e lagësht?
– Gjuha, zyshë, dihet ajo punë! Drejtori hidhet përpjetë, dhe e bllokon testin duke thirrur:
– Jo në shkollë të mesme, po të dërgoj direkt në universitet! Ti je më i aftë se unë, unë do kisha dështuar në 90% të këtij testi!
Morali i tregimit: Me kalimin e moshës njeriu mbushet me djallëzi! 😂😂😂
Inteligjenca sipërore e nxënësit Ardit…
Leave a comment Leave a comment