NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Këlliçi: PD dhe unë nuk i ndahemi Veliajt derisa të mbaje përgjegjësi për vjedhjet me grupin e strukturuar kriminal në Bashki
    2 years ago
    Të Fundit
    Ruma: Balluku nuk akuzohet për korrupsion…
    1 day ago
    Lideri demokrat, Sali Berisha: Kancelaritë evropiane do të ndërmerrnin ndëshkim ekzemplar për Ramën, protestat kanë qenë përcaktuese për këtë gjë
    2 days ago
    Fjalimi i Berishës në Kuvend: Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros dhe bëheni shërbëtorë të Lubisë
    6 days ago
    Pagat e gjyqtarëve në Kushtetuese/ Berisha: Rama vendosi të paguaj 7 mijë euro një mercenar që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Edison Ypi/ Mos ma vrisni qenin
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
Të tjera
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
Të tjera
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
Kryesore
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
Të tjera
Basir Çollaku/ Rama i pandehur i ri i SPAK
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Edison Ypi/ Mos ma vrisni qenin

Neutrale
Last updated: 2023/05/27 at 9:21 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Shtëpia e Lasgushit ndodhej në kërthizën e Pogradecit të vjetër, atje ku zhvillohet rrëfimi dramatik më i bukur shkruar në Shqip, “Lumi i Madh” nga Mitrush Kuteli.
Kopështi i vogël me ferra dhe kati i parë shkatarraq ishin një realitet surreal krejtësisht i padeshifrueshëm.
Ngjitja në katin e dytë ku pushonte i fundit Rilindas nëpër shkallët e drurit që luhateshin dhe kërrcisnin, ishte një ritual i detyrueshëm si në filmat e horrorit.
Këto, nja dy a tri kthina misterioze, dhe dhoma lart, ishin një “thriller” aq sugjestiv sa Alfred Hitchcock-u nuk do guxonte t’i përshkruante.
Shtëpia nga jashtë dukej si e vizatuar nga eksperta hollivudianë, në mënyrë aq mjeshtërore, sa nuk të linte asnjë dyshim se ajo shtëpi ndodhej aty e paprekur që nga Mesjeta.
Para asaj shtëpie ëndërrash, para asaj kështjelle legjendash me princesha të bardha dhe princër të kaltër, mund të rrije i ngurosur me vite pa tu nginjur syri dhe shpirti.
Ajo shtëpi e vjetër ishte aq marramendëse sa nuk kuptohej nëse ishte prej tullash, prej guri, prej druri, prej drite, apo prej mjegulle.
Një pasdite vajta për vizitë në atë Tempull.
Në dhomën lart ishin dy çupat e Lasgushit, Maria dhe Nina, e kudondodhura Meri Lalaj, dhe Sovrani, Lasgushi.
Lasgushi rrinte gjithë kohës gjysëm shtrirë me shpinën mbështetur mbi dy jastëkë, këmbë mbi këmbë, sytë drejt infinitit.
Hyri Kadare me një tjetër.
Për tjetrin atypëraty qarkulloi vesh më vesh pëshpërima; Është i sapoemëruari “me ulje” nënkryetar i Degës së Punëve të Brendëshme.
Qesha me vete;
Në Pogradec me ulje unë nga inxhinier në teknik për shak të vëllait në burg në Spaç, po “me ulje” edhe shoqëruesi i Kadaresë.
Kadare, i tëri brenda një ekstaze adhurimi ndaj Zeusit kryelartë këmbë mbi këmbë me qenin Cuc pranë.
Tjetri që hyri me Kadarenë, edhe ai me një adhurim të papërmbajtur, i tregoi Lasgushit përmbledhjen e Poezive në një botim luksoz që kishte marrë në Prishtinë. Të vetmet fjalë që shqiptoi gjatë gjithë kohës që zgjati ajo bisedë ishin; J’u duan shumë në Kosovë Zoti Lasgush.
Nuk u përmend asnjë soc-autor.
Nuk u fol për asnjë kongres, komitet, plenum.
U fol me respekt për Nolin, Fishtën, Migjenin.
Kadare përmendi Ernest Koliqin për të cilin, mes tjerash, tha se “po duan ta përdhosin”.
Lasgushi lëvizi nga vendi.
Tha me kërcënim;
-Kush guxon ta ndoti Koliqin ?!
U fol për Garsia Markes, Miguel Anhel Asturias, etj.
Maria, Nina, Meri, unë, dëgjonim të nemitur.
Pas një pauze, Kadare;
-Zoti Lasgush, thuaji këtij shokut (nënkryetarit të sapoemëruar të Degës së Brendëshme) ndonjë hall që ke, se ndoshta të ndihmon.
Nuk kishim asnjë shpresë dhe nuk mund të bënim asnjë hamëndje se mund të ekzistonte ndonjë arësye që mund ta bënte Lasgushin të hiqte këmbën mbi këmbë, t’i largonte sytë nga infiniti, të drejtonte shpinën, aq më pak të hapte gojën e të fliste për të qarë ndonjë hall.
Por edhe nëse çudia do ndodhte, dhe Lasgushi do fliste, dhe hallin do ta qante, çfarë na mori mendja se mund të thoshte, ishte ndonjë problem që lidhej ndoshta me transferimin e Ninës në Tiranë, a diçka tjetër të kësaj natyre.
Lasgushi foli për të folur, por për asnjë hall të tillë.
Pa lëvizur nga vendi, pa e drejtuar kurrizin, pa e kthyer kokën, pa i hequr sytë nga infiniti, Zeusi tha;
-Thuaji tu thotë policëve të mos ma vrasin qenin.
Rrënqethja që shkundi shtyllat kurrizore të mysafirëve bëri të dridhej e tërë ngrehina.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
4 hours ago
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
5 hours ago
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
5 hours ago
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
6 hours ago
Basir Çollaku/ Rama i pandehur i ri i SPAK
7 hours ago

Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!

Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…

Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?