Arvanitë të persekutuar, eshtra në kurbet.
Lënë me fjalë, të vetmin amanet,
Flisni shqip, thjesht,..
Ilirjadë antike, arbëri, pellazgi, histori nëntokësore,..
“Të vdekur në ringjallje.”
Bukë, kripë, zemër n’çanak,
për popull bujar, human e plak.
Për flamur, përlyer në gjak.
Për zhgabonjën, mbetur kokëndarë.
Atdheu im!
Vizioni më i bukur i një këndvështrimi të lartë.
Heshtja e trupit të masakruar.
Atdheu im rebel!
Kryqi që vitet heqin shpatullash zvarrë.
Lot i ngrohtë mërgimtar.
Pashaportë e humbur e fëmijës tanë.
Atdheu ynë!
Dhimbja e paanë!
Brixhilda Dede @ 2023
BUZËMBRËMJE
Aty ku hëna e argjendtë,
më hedh të mëkurin vështrim.
Përmbi një det të magjepsur,
Rrendën kali i fatit tim.
Porsi një ëngjëll shfaqesh ti.
Ëndra rebele merr shkëlqim.
Ndezur dëshira, dashuri.
Zjare yjesh të flaktë, digjemi.
Agimi më zgjon rrëmyer ëndrën,
një zë bilbili ëmbëlsi.
Pylli më sjell aromë mështeknash.
Plepi i lartë, ngjan sozi.
Ujshëm ti, më loton në sy.
Brixhilda Dede @