Nga Mariela Stefanllari
Vetëm në Shqipëri ndodhin të tilla.
Para pak ditësh një mikesha ime, më tha se në disa vende bëjmë shumë kujdes në rrugë kur shkojmë në Korçë, sepse në rrugë hedhin karburant ose vaj, makina mund të rrëshqasë dhe aksidenti të jetë fatal. E besova që ndodh, sepse besoj që kryesisht të tilla gjëra ndodhin në Shqipërinë e nacionalistëve kuq e zi.
Ja edhe sot, është bllokuar Qafë Thana, shqiptari dhe nacionalizma janë shtrirë si karburant në asfalt, për të vrarë ndonjë shqiptar që shkon në punën e tij.
Disa makina të devijuara nga rrëshqitja, të tjerat me kilometra të ndaluara, sepse rruga është e pakalueshme për makinat e tonazhit të rëndë.
Të tilla ndodhin vetëm në Shqipëri dhe kjo nuk është çështje politike. JO! Kjo është çështje “çeshiti”.
Shqiptarëve u shkon përshtat vetëm një sistem diktatorial, monist, që nuk e lë shumë të dridhet dhe përdridhet, që e tret nëse devijon nga rregulli. Është populli i tillë, mos u bëni të trashë. Është populli, “brumi” i tillë, që vjen, fryhet vetëm në kushte diktature dhe bëhet “bukë”.
Nuk bën krim të vendosësh monizëm në Shqipëri.
Kush nuk e ka bindje, kujdes kur udhëton dhe në qafë pastë veten.
#duamonopartizëm që të shpëtojë vendi im.
#sitemimonist_duhet instaluar një orë dhe më parë, që t’i rikthehet ai vend qetësisë.
Të gjithë i ka marrë malli për atë kohë. Pse? Sepse kanë humbur qetësinë, nga shqiptarët “nacionalistë”.
Treg i lirë në ekonomi, monoparti në politikë, shtet monist, që të kemi shpresë se mund të bëhemi ndonjë ditë.
Edhe mundësisht kryetarët e Bashkive dhe të gjitha postet e zgjedhura të bëhen të emëruara.
Kush nuk është dakord, në qafë (thanë) pastë veten!
Vendosni monizmin, të shpëtoni. Mos u bëni budallenj, e rëndësishme është qetësia në jetën e njeriut, jo pluralizmi kallf.