Një anije me 500 emigrantë, përfshirë një të porsalindur dhe gra shtatzëna, është zhdukur në Mesdheun Qendror, thanë sot dy organizata humanitare.
Alarm Phone, një organizatë humanitare që monitoron thirrjet për ndihmë në anijet që transportonin emigrantë, raportoi se humbi kontaktin me anijen të mërkurën në mëngjes.
Në atë kohë, anija po lëvizte e padisiplinuar, me motorin e saj që nuk punonte, mes detit të trazuar rreth 320 kilometra në veri të portit libian të Bengazit dhe më shumë se 400 kilometra nga Malta ose Siçilia.
Nga Shpetim Zinxhiria