Shpresa e besimi, kanë ikur pa adresë
Më thanë se po shkojnë drejt ferrit
Ëndrrat si kristale, më thyhen nën kresë
Trupin ma godasin, kamxhikë si t`Hitlerit
Pa adresë ka iku qytetërimi, pa nam e nishan
Mbuluar ka harresa, betimin e Kostandinit
Njeriu i shprishur, mbretëron dynjanë
Nuk gjen usta gjëkundi, veç Nastradinit
Pa adresë kanë shkuar luanët e pyllit
As ujqër gjëkundi nuk po duken më
Si varrezë pa emër, nën dritën e një ylli
Mbreti i pyllit, ka mbetur pa zë!
Pa adresë bylbyli, s`lajmëron pranverën
Dallandyshe e shpresës pa kohë shtegëton
……!
Adresari qytetit, na ka mbyllur derën
Me adresë të humbur, nuk di se nga shkon…