Nga Festim Shytaj
Shikoj që njerëzit janë irrituar nga ngritja e rrogave për kategoritë e larta…
Aaaaa, vetë më ke thënë baba, sejcili përgjigjet për çiliminjët e vetë…
Kjo më kujton një nasihate/rrëfenjë…
Ishte djali nja 60 vjeç dhe vente mbasdite nga prindërit pleq rreth të 80-ave…
Nëna plakë, si nëna, e përkëdhelte dhe i vinte të hante nga gjella e drekës.
Babai nxirrte dhe pinte me të birin ndonjë gotë raki dhe e mbyllnin me kafe.
Para se të ikte në shtëpinë e tij, djali futej në kopështin e prindërve dhe këpuste ndonjë trastë me fruta e perime….!
Babai i thotë, po mirë o bir që hëngre e pive, po edhe trastën…?
Djali i përgjigjej, “aaaa, baba çfarë hëngra e bëra si fëmija yt, çfarë mora e kam për fëmijët e mi… vetë më ke thënë që sejcili përgjigjet për çiliminjtë e vetë”…
Ata që ankohen, bëjnë mirë mos të ndihen sepse vetë kanë vendosur të përgjigjen për çiliminjtë e të tjerëve…