Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali.
Begaj është pritur në takim nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Lajmin e bën me dije vetë Presidenti Begaj në faqen e tij zyrtare si më poshtë:
Pata një diskutim të gjerë mbi shumë çështje me rëndësi me Presidentin Mattarella.
Mirënjohje për vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore, për të cilën shpreh besimin se do të bëhet shumë shpejt efektive.
Të bindur në përkrahjen e Italisë, për realizimin e objektivit madhor të Shqipërisë, anëtarësimin sa më të shpejtë në BE!
🇦🇱🇪🇺🇮🇹